Hemorroidet, të cilat janë struktura vaskulare normale që çdo njeri ka në kanalin anal – mund të zmadhohen dhe të bëhen të dhimbshme kur ushtrohet shumë presion në indet lidhëse. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në tualet, irriton, sforcon dhe shkakton inflamacion të indeve lidhëse. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse vuani nga kapsllëku ose nëse qëndroni ulur në të njëjtin pozicion në karrige ose makinë për një kohë të gjatë.
Meshkujt gjithashtu mund të preken nga hemorroidet nëse mbajnë shumë pesha të rënda në palestër. Në këtë rast tkurren të njëjtat muskuj abdominalë si në rastin kur jashtëqitni, duke shkaktuar tension në indet përreth anusit.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, rreth 75% e njerëzve preken nga hemorroidet në një periudhë të jetës së tyre.
Ka dy lloje hemorroidesh
Hemorroidet e jashtëm janë të lokalizuara nën lëkurën përreth anusit, dhe mund të shkaktojnë fryrje përreth tij, gjakderdhje dhe acarim.
Hemorroidet e brendshme janë të lokalizuara në rektum – pjesa më e fundit e zorrës së trashë –dhe zakonisht nuk janë të dhimbshme. Por mund të shkaktojnë gjakderdhje që shfaqet në jashtëqitje ose në tualet kur jashtëqitni.
Gjasat për t’u prekur nga hemorroidet rriten me kalimin e moshës, sidomos tek të moshuarit. Indet lidhëse që rrethojnë kanalin anal mund të dobësohen me kalimin e moshës, prandaj enët e gjakut fryhen më shpejtë kur janë të irrituar ose kur ushtrohet shumë tension.
Si të trajtoni hemorroidet
Lajmi i mirë: Nuk është e vështirë që të trajtohen hemorroidet.
Së pari mund të përdorni një krem zbutës, pomadë ose supozitor që përmbajnë hidrokortizone streroid. Ky ilaç ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve, inflamacionit dhe skuqjes së lëkurës.
Nëse simptomat zgjasin më shumë se një javë, lini një takim me mjekun e familjes. Ai mund t’ju japë një recetë për të kontrolluar më mirë ënjtjet dhe dhimbjet.
Keni prapë dhimbje? I kërkoni mjekut të familjes t’ju referojë një gastroenterolog. Specialistët mund të trajtojnë disa nga shkaktarët e hemorroideve ose çdo komplikacion tjetër, si mpiksjen e gjakut, gjakderdhjen e vazhdueshme etj.
Si të parandaloni rishfaqjen e hemorroideve
Në këtë rast duhet të keni kujdes me shkaktarët e tyre:
Kapsllëkun –Pini sa më shumë ujë dhe konsumoni ushqime të pasura me fibra. Merrni të paktën 25 gramë në ditë fibra nga burime si bollguri, fruta, perime dhe fasule.
Qëndrimi ulur: Nëse punoni në zyrë, duhet të lëvizni çdo 20 minuta për të parandaluar ushtrimin e presionit në një pjesë të vetme.
Dhe mbajeni telefonin jashtë tualetit. Mos qëndroni më shumë seç duhet në tualet.
Peshat e rënda: Mos ndaloni së bëri stërvitje, megjithatë kini kujdes me peshat e rënda.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...