Kosova ka demonstruar vullnet dhe unitet për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë.
Kosova, theksoi Hyseni, nuk është shtet që bën përjashtim nga fenomeni i terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj.
“Është e vërtetë që një numër i kosovarëve u janëbashkuar fronteve të huaja të luftës. Por, edhe institucionet kanë ndërmarrë disa veprime, përfshirë edhe miratimin e Ligjit që sanksionon pjesëmarrjen në luftërat e huaja”, ka thënë Hyseni.
Ai përmendi me këtë rast edhe strategjinë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.
“Bazuar në këtë strategji, ne kemi ndërtuar edhe planin për deradikalizmin e këtyre njerëzve”, tha ai.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shtoi Hyseni, ka disa prioritete që prekin fusha të caktuara, si shkollat, familjet, komunitetet, ku punohet për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri.
Kosova, vijoi Hyseni, ndodhet në fazën e post-radikalizmit. Sipas tij, tani puna më e madhe duhet të jetë, jo vetëm në parandalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja, por edhe parandalimi i njerëzve që kanë marrë pjesë në ato luftëra, që të ndikojnë negativisht te pjesa tjetër e popullatës.
Në vazhdim, Hyseni tha po ashtu se ka disa faktorë që ndikojnë në radikalizmin e popullatës, sidomos të të rinjve. Gjendja e rëndë sociale por edhe ligjëratat e disa imamëve, janë veçuar si faktorë me rendësi që kanë ndikuar në radikalizim.
“Unë jam kundër mënyrës së predikimeve që bëjnë disa imamë, qoftë në Kosovë apo jashtë saj. Ne kemi një traditë të tolerancës dhe paqes, çka ka qenë pjesë e traditës edhe e religjionit”, ka thënë Hyseni. Sipas tij, një traditë e tillë duhet të kultivohet edhe në të ardhmen.
Prapa ligjëratave nxitëse të disa imamëve, theksoi Hyseni, fshihen interesa të mëdha personale të tyre.
Me gjithë masat e ndërmarra, Hysni tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se asnjë shtet nuk mund të parashoh me saktësi se do të ketë apo nuk do të ketë një sulm terrorist “këtu apo aty”.
Sidoqoftë, ai përmendi rastin e ndeshjes Shqipëri- Izrael, kur Policia e Kosovës, në bashkëpunim me policitë rajonale, arriti që të parandalojë një sulm terrorist gjatë asaj ndeshjeje.
Kosova, tha ai, ka një polici të shkëlqyeshme, por askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme, sepse këtë nuk mund ta garantojnë as shtetet tjera.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...