Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj bllokimit të rrugëve që sot e kanë bërë qytetarë në Mitrovicë, Gjilan e Rahovec.
Thaçi e ka quajtur bllokimin e rrugëve brenda Kosovës, bllokim të rrugëve të Kosovës në botë, duke e cilësuar këtë akt krejt të papranueshëm.
Reagimi i tij:
Bllokimi i rrugëve brenda në Kosovë është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë.
Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime.
Nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë.
Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar.
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji