Google ADS

Të dhëna të rëndësishme për 82 mijë biznese

09:57 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Sektori i analizës së riskut në tatime ka shoshitur të dhënat për rreth 82,000 tatimpagues të regjistruar si biznes i vogël pa TVSH.

Ky proces i zhvilluar nga Drejtoria e Analizës së Riskut në tatimeve ka gjeneruar nga sistemi të gjithë transaksionet e “Blerjeve” në të gjithë librat e shitjeve të tatimpaguese në nivel kombëtar.

Gjatë verifikimeve të ndjekura nga çdo DRT, gjatë vitit 2016 janë ndryshuar përgjegjësitë tatimore si më poshtë:

1,770 subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, janë regjistruar biznes i vogël me TVSH;

218 subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, janë regjistruar për TVSH-në dhe Tatimin mbi Fitimin;

1,101 subjekte të biznesit të vogël me TVSH janë regjistruar për Tatim mbi Fitimin

Gjatë muajit tetor 2016 tatimet analizuan përformancën sektoriale me qëllim identifikimin e sektorëve me risk. Nga drejtoritë rajonale të tatimeve sektorët me riskoz për shmangie fiskale ishin tregtia me pakice me 15.5 për qind, tregtia me shumicë më 15.60 %, hotelet dhe restorantet me 2.07%, profesionet e lira me 5.8%, ndërtimet publike me 8 për qind dhe agrikultura me 0.4%.

Ndërsa në drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj, tregtia më shumicë është sektori me më risk për evazion me 17% për qind në pikët totale të riskut.

Ndërtimet në sektorin publik janë evazorët më të mëdhenj pas sektorit të tregtisë në bizneset e mëdha. I treti në radhë vjen sektori i tregtisë së karburantit ndër bizneset e mëdha me 6 për qind, më pas nërenditje vjen sektori i shërbimeve financiare dhe veçanërisht tregu i sigurimeve.

Nga tatimpaguesit e mëdhenj, analiza e riskut nxjerr si evazorë industrinë e plastikës, qelqit, tullave dhe ajo kimike.

Në bazë të këtyre evidentimeve tatimet kanë nisur kontrollet këtë vit. Aksioni ka nisur me profesionet e lira të cilat tashmë janë informuar dhe janë në fokus të hetimit tatimor për evazion. /Monitor/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme