Cristiano Ronaldo thuhet se i ka thënë Neymarit të refuzoj transferimin te Manchester United për të vazhduar qëndrimin në Barcelonë.
Raporte të ndryshme këtë javë pretendojnë se “Djajtë e Kuq” kanë rënë dakord për të paguar klauzolën e lëshimit prej 173 milionë funta për të transferuar reprezentuesin brazilian, transmeton portali arbresh.info. Trajneri i United, Jose Mourinho ka qenë duke vëzhguar situatën e 25-vjeçarit për të siguruar transferimin e tij më pas në Premierë Ligë.
Chelsea thuhet se është gjithashtu i interesuar në sulmuesin dhe presidenti i “Bluve” Roman Abramovich njihet si një tifoz i madh i tij.
Megjithatë, superylli i Real Madridit, Ronaldo, i cili shpenzoi gjashtë vite te klubi në ‘Old Trafford’ gjatë viteve 2003-2009, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Neymarit.
Gazeta spanjolle ‘Gol Diario’ raporton se reprezentuesi portugez i ka thënë sulmuesit të Barcelonës të vazhdojë qëndrimin në ‘Nou Camp’. Ronaldo beson se gjiganti në La Liga është një klub më i mirë për të që të bëhet lojtari më i mirë në botë./arbresh.info
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë