Për të gjithë ata që punojnë në zyre shpesh mund t’i ketë ndodhur që t’i zhduket ushqimi që ka marrë me vete.
Ushqimi që zhduket nga tavolina e juaj, nuk është e rrallë më.
Sipas një studimi të bërë në 2 mijë punëtorë britanikë, kanë treguar se sa shpesh kolegët e xhindosin njëri-tjetrin.
Në fakt, shumica e zyrave janë një katalizator i valëve të vjedhjeve të vogla që nga biskotat e deri tek ushqimi kryesorë që e marrinë punëtorët me vete nga shtëpia, transmeton Indeksonline.
Ekspertët e sigurisë ADT zbuluan se 31 përqind e punëtorëve kanë raportuar se ushqimi i tyre i preferuar është vjedhur, dhe 29 prej tyre kanë treguar se është dreka.
Sipas këtij studimi, këta “kriminelë” të vegjël serik zakonisht janë meshkuj.
Është zbuluar gjithashtu se 16 përqind e punëtorëve janë shënjestër e vjedhjes së ushqimit në javën e fundit të muajit dhe gjysma në muajin e fundit të vitit.
Rreth katër përqind e viktimave thanë se janë detyruar të ndalojnë blerjen e gjërave të këndshme dhe t’i vendosin ato mbi tavolinat e tyre, nga frika se ato në mënyrë të pashmangshme do të vidhen.
Ky studim gjithashtu ka zbuluar se kjo gjë mund të ketë pasoja serioze, pasi që rritet dukshëm mosbesimi tek kolegët.
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...