Shalqini përmban sasi të vogël të kalorive, është frut hidradues, përmban sasi të lartë të antioksidantëve, plus është burim i madh i vitaminave dhe mineraleve.
Studimet e fundit tregojnë se shalqiri përmban sasi të madhe të likopenit dhe konsiderohet si antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira që mund të dëmtojnë qelizat në trup, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, shalqiri përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe vitaminës C.
Ja cilat janë përfitimet shëndetësore të shalqirit
Rrit sistemin imunitar
Për shkak të përmbajtjes së lartë të Vitaminës C, shalqiri ndihmon në përmisimin e sistemit imunitar dhe parandalon një sërë sëmundjesh. Studimet e fundit tregojnë se Vitamina C që përmban shalqiri është i domosdoshëm për personat të cilëve u është dobësuar sistemi imunitar për shkak të stresit.
Rregullon tensionin e gjakut dhe përmison shëndetin e zemrës
Shalqiri ndihmon te personat që kanë mangësi magnezi. Studimet e fundit theksojnë se konsumimi i duhur i kaliumit dhe magnezit është i lidhur ngushtë më parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu sasia e lartë e lipotein në shalqi, përmison funksionimin e sëmundjeve të zemrës.
Parandalon formimin e gurëve në veshka
Studimet kanë treguar se sasia e lartë e ujit parandalon gurët në veshka. Gurët në veshka ndërtohen nga toksinat në gjak. Kjo mund të çojë në një përqendrim të lartë të acidit urik në gjak dhe potencialisht mund të shkaktojë gurë në veshka. Shalqiri ndihmon në rritjen e prodhimit të urinës, përmes të cilës nxirrën jashtë të gjitha mbeturinat.
Ndihmon në humbjen e peshës
Për shkak të kalorive të ulëta që përmban shalqiri dhe për shkak të sasisë së lartë të ujit, shalqiri është një ndër frutat ideale për humbjen e peshës. Nëse tashmë keni filluar të ushtroni për humbjen e peshës, shalqiri ju ndihmon fort. Studimet kanë treguar se konsumimi i Vitaminës C gjatë ushtrimeve mund të përmisojë futjen e oksigjenit gjatë ushtrimeve dhe është i rëndësishëm në ruajtjen e funksionit të mushkërive dhe për rrugët e frymarrjes./Arbresh.info
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë