Opinionisti Lumir Abdixhiku vlerëson se mos-koordinimi i klasës politike është shkaktar që kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm.
Në ditën kur gjeorgjianët kanë nisur të lëvizin lirshëm në Evropë, Abdixhiku në Interaktiv të KTV-së ka kritikuar politikanët për bllokadën e qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka thënë se ata për vete mund të lëvizin lirshëm.
“Do të duhej të ishte ditë e madhe, por për shkak të politikës mbetemi të izoluar. Duhet thënë se klasa politike po ka lëvizje të lirë, dyshtetësi, e pakuptueshme si një problem i brendshëm teknik të bllokojë lëvizjen e qytetarëve”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka përmendur demarkacionin, si kusht të BE-së për liberalizim të vizave, duke kërkuar konsensus të partive politike.
“Zgjidhja eventuale do të ishte marrëveshje konsensuale mes palëve për përfundimin e proceseve që kërkohen. Kërkohet vetëm përmbyllja e demaskimit. Nëse e humbim këtë rast, nuk e dimë kur do të na vijë më”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në Kuvend nuk guxon të shkojë një paketë ku përfshihen disa ligje sepse kjo është antikushtetuese. “Një deputet duhet të votojë për ligjet ndaras, sepse nuk është kushtetuese që të votohet në një paketë edhe për Asociacionin e për Demarkacionin, nëse ke qëndrime të kundërta”.
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde