Google ADS

Daily Mail çorodit botën – “Harroni Brexit, shikoni cila fitoi garën e këmbëve”

23:20 | 28 Mars 2017
Trina Galanxhi

“Harroni Brexit, shikoni kush fitoi (Leg-it) këmbët”. Ky është titulli me të cilin tabloidi Daily Mail në print i botuar në Londër vendosi të dalë sot në treg.

Kryeartikulli u shoqërua me foto të kryeministres britanike Theresa May dhe ministres së parë të Skocisë, Nicola Sturgeo  të ulura pranë njëra tjetrës dhe që diskutojnë lidhur me strategjinë e largimit të Britanisë nga BE, efektet që mund të ketë ajo në marrëdhëniet mes Skocisë dhe pjesës pjetër të Britanisë së madhe.

Kjo përzgjedhje ka shkaktuar debat të ashpër duke e akuzuar Daily Mail për seksizëm me qëllim shitjen e gazetës.

Autorja e shkrimit më shumë se një faqe është Sarah Vine, gazetare dhe bashkëshortja e ish ministrit të Drejtësisë Michael Gove.

Autorja me ton ironik shkruan se ajo që bie në sy në takimin e tyre janë këmbët.

“Nuk ka dyshim që të dyja gratë konsiderojnë këmbët si arma e tyre më e mirë në aspektin fizik” shkruan ajo.

Ajo shkruan se qëndrimi i ministres së parë të Skocisë këmbë mbi këmbë ka qëllim joshës.

Ish ministrja e Barazisë, Nicky Morgan tha se ‘ishte qëllimisht poshtëruese”.

Morgan përmes një reagimi në tëitter shkruan: Serioze? Dy politikanet femra më të larta të vendit gjykohen për këmbët e tyre dhe jo për atë që thonë? #appallingsexism”.

Ajo i tha radio BBC 5 se kopertina ishte “qëllimisht provokatike dhe qëllimisht poshtëruese”

“Si do e shohë kryeministrja këtë është e tëra punë e saj” tha Nicky Morgan por shtoi: Kemi dy politikane femra të larta të cilat diskutojnë çështje me peshë dhe kjo që mendon një gazetë kombëtare është e papërshtatshme”

Lideri aktual laburist Jeremy Corby shkruan: Seksizmi duhet ti përkasë historisë. T’ju vijë turp Daily Mail: Titull i viteve 50. #everydaysexism.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka plasur gallata.

2-119-507x420

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme