Pesë infermiere janë përjashtuar nga puna pas publikimit të një video në rrjetet sociale.
Në video ato janë shfaqur duke vallëzuar dhe duke u tallur me pacientin që ishte pa ndjenja dhe që priste të hynte në sallën e operacionit, transmeton portali arbresh.info,
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në klinikën Santa Cruz de Bocagrande në Bolivar, Kolumbi.
Besohet se videoja është marrë nga një anëtar i ekipit operativ dhe shumë shpejt ka marrë vrull dhe është shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Autoritetet në Kolumbi kanë konfirmuar se pesë punëtorë janë përjashtuar, ndërsa kanë shtuar se videoja ‘shkel të gjitha protokolet shëndetësore’./Arbresh.info
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...