Tillerson do të bëjë presion te NATO për shpenzimet e mbrojtjes

22:01 | 28 Mars 2017
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të bëjë presion te aleatët e NATO-s për t’iu treguar një ‘rrugë të qartë’ mbi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, ka deklaruar një zyrtar i Departamentit të Shtetit për Reuters.

Tillerson do të mbajë takimin e parë me ministrat e jashtëm të NATO-s në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.

Takimi do të mbahet me 31 mars.

Sipas zyrtarit që është shprehur në kushte anonimiteti, ai do të bëjë presion te aleatët për shpenzimet e mbrojtjes për rreth 2% të prodhimit të brendshëm bruto dhe do të presion që të rrisë rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme