Google ADS

Ymeri takohet për herë të parë me Hoyt Yee

20:11 | 28 Mars 2017
M. A.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka takuar zëvendës-sekretarin e shtetit amerikan, Hoyt Yee. Ymeri ka thënë se kanë pasur bisedë miqësore me Hoyt në Ambasadën e SHBA-së.

Ymeri e ka vlerësuar këtë takim si të rëndësishëm për ndërtimin e marrëdhënieve në mes Vetëvendosjes dhe Qeverisë amerikane.

“Pata rastin dhe kënaqësinë të takoj për herë të parë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Hoyt Yee. Me z. Yee, u takuam në Ambasadën amerikane në Kosovë ku diskutuam miqësisht për zhvillimet politike në vendin tonë.

Ky është një takim i rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të VETËVENDOSJE!-s dhe Qeverisë amerikane”, shkruan Ymeri në Facebook. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme