Google ADS

Deputeti Ilir Deda takohet me Hoyt Yee

19:59 | 28 Mars 2017
M. A.

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka takuar sot zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes llogarisë se tij në ‘Facebook’.

Në këtë takim, sipas Dedës, i cili është një nga themeluesit e subjektit më të ri ‘Alternativa’, është diskutuar për prioritetet e Kosovës: Si zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, FSK dhe demarkacioni.

Njoftimi i plotë i Dedës:

Nga takimi i sontëm me Ndihmës-Zëvendës Sekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee ku u diskutua për prioritetet e Kosovës – nevoja për ekonomi të zhvilluar sa më shpejtë, për luftë të njëmendtë kundër korrupcionit, nevoja për qeverisje efektive; si dhe për demarkacionin dhe për situatën rreth FSK-së.

17458248_10155028027835871_6271921533044165407_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme