Spikeri aktual në seancën konstituive, Trajko Veljanovski vendosi ta ndërpresë seancën, e cila do të fillojë nesër në orën 11.
Përderisa deputetët e LSDM-së, apeluan që në vend deputetët e OBRM-PDUKM-së të harxhojnë kohë me replika mes vete, të kalohet në votim për kryetarin e ri të Kuvendit, Veljanovski shpresoi se seanca e nesërme do të sjell diçka të re në Kuvend, përcjellë Telegrafi Maqedoni
Seanca e sotme nuk solli asgjë të re në Kuvend për dallim nga e djeshmja. Më i shpeshti në foltore ishte Ilija Dimovski i cili tha se duhet të diskutohet për Deklaratën e shqiptarëve.
Ndërsa Atran Grubi nga BDI, duke u shprehur në gjuhën maqedonase tha se bëhet fjalë për deklaratë të përbashkët të partive shqiptare, e përbërë nga programet parazgjedhore të partive, ndërsa Edi Rama ka qenë vetëm si rregullator mes tyre, për shkak se ata nuk kanë mundur të merren vesh të ulen në Shkup.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...