Google ADS

E pakapshmja Melanie, tradhtohet nga fotot në rrjetet sociale

18:01 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Zonja e parë e SHBA-ve shumë rrallë paraqitet në publik që nga inaugurimi i bashkëshortit të saj Donald Trump.

Ajo jeton e mbyllur në banesën e saj 58 kate mbi Manhattan, ndërsa paparacitë praktikisht kanë ndaluari së përcjelli atë, shkruan “Washington Post”.

“Ajo rrallë del në publik. Unë jam ekspert për gjetjen e njerëzve, por Melanie është pothuajse e pakapshme”, thotë paparaci Miles Diggs.

Melanie rrallë del në publik, ndërsa kur gjendet para objektivit ka buzëqeshje të ngrirë. Po ashtu, jep deklarata të rralla. Duke dalë shumë rrallë në publik, në atë mënyrë ajo tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje.

Publikimet e saja në Facebook tregojnë për vetminë e saj. Bëhet fjalë për foto, në të cilat nuk ka njerëz dhe të cilat kryesisht janë të bëra prapa xhamit, sikur perspektiva e saj të jetë brenda akuariumit luksoz, shkruan “Washington Post”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme