Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Veseli dhe zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, Hoyt Yee, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë të konsoliduara në një miqësi dhe marrëdhënie specifike në shumë sfera.
“Hoyt Yee e siguroi kryetarin Veseli për mbështetje të fuqishme të SHBA-së për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë amerikane për Kosovën. Por, në të njëjtën kohë, duke kërkuar që politikat e zhvillimit ekonomik, rritjes së transparencës, qeverisjes së mirë, si dhe luftës kundër korrupsionit, të jenë prioritete të angazhimit të institucioneve të Kosovës”, thuhet në një njoftim nga ana e Kuvendit.
Në këtë takim, thuhet se Yee dhe Veseli, diskutuan edhe për përgjegjësitë që ka Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, në raport me qytetarët e saj, por edhe në raport me fqinjët.
Kryetari i Kuvendit e falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë vendimtare për shumë procese të cilat e kanë përcjellë vendin tonë në kohë të ndryshme.
Veseli e njohu Yee për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për të çuar përpara procesin e integrimit evropian, ndërsa në rrafshin e brendshëm, për t’i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...