Veseli, kundër rritjes së rrogave dhe mëditjeve për deputetët

14:39 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është kundër planeve të disa deputetëve për rritjen e rrogave të tyre.

Veseli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se rrogat do të rriten atëherë kur tu rritet standardi i jetës qytetarëve, shkruan arbresh.info.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme