Google ADS

Samsung Galaxy S8 mund të përdorë kamerën e Sony IMX333

14:24 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus do të prezantohen për disa ditë, por ende ka mëdyshje në lidhje me karakteristikat e telefonave, edhe pse pothuajse për ta dihet gjithçka. Njëra nga misteret është kamera. E dimë se bëhet fjalë për një kamerë prej 12MP, por më shumë se kjo tash për tash nuk është e ditur.

Pohimet e fundit sugjerojnë se dueti i telefonave të ri Galaxy do të kenë sensorin më të ri të Sony IMX330 – model i cili nuk është i listuar në faqen e Sony. Megjithatë, pohimet në fjalë zbulojnë vetëm emrin e sensorit, por jo edhe karakteristikat e tij, transmeton KosovaPress.

Informacionet e mëhershme sugjerojnë se Galaxy S8 mund të vijë me video 1000fps super slow-mo, ngjashëm me modelin Sony Xperia XZ Premium, por kjo ende nuk është konfirmuar.

“Samsung”, po ashtu, mund të zhvendosë funksionin Quick Launch në tastierën power, ndërsa funksioni në fjalë aktualisht mundëson që të hapet shpejt kamera në telefonat Galaxy S7 dhe S7 Edge, me dy shtypje të shpejta në tastierën home.

sam3-18_8774

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme