Google ADS

Opozita do të bëjë të pamundurën që të pengojë ratifikimin e Demarkacionit

14:12 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

 Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka marrë pjesë edhe lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq.

Në raportime nga medie të ndryshme u tha Lista Serbe i është kthyer punës në kuvend, në mënyrë që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi,

Partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë duke thënë se edhe nëse koalicionii i ka votat Opozita do ta kundërshtoj në çfardo forme.

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se fati i Kosovës dhe i territorit të saj nuk duhen të jenë në duart e kokat e 11 personave që marrin mend të këqija në Serbi.

“Kosova është në këtë gjendje aspak të mirë me se shumti si pasojë e nënshtrimit të qeverisë së Kosovës ndaj listës serbe që i bjen ndaj Serbisë. Fati i Kosovës dhe i territorit të saj nuk duhen të jenë në duart e kokat e 11 personave që marrin mend (të këqija) në Serbi, por mjerisht tash për tash kështu është, sepse udhëheqësit e sotëm të koalicionit janë totalisht në defensivë dhe interes parësor e kanë ruajtjen e pushtetit duke e harruar totalisht forcimin e shtetit. Ne besojmë shumë që deputetët shqiptarë nuk do të lejojnë të ndodhë kjo edhe përkundër vullnetit të Serbisë për ta copëtuar Kosovën e për të falur territor të saj”, ka thënë ai.

Sipas Lekajt, Lista Serbe nuk është krijuar dhe nuk funksionon për ta ndihmuar Kosovën e rrjedhimisht komunitetin serb në Kosovë, por siç tha ai për të shkaktuar dëme sa më të mëdha.

“Ne e kemi thënë në vazhdimësi që lista Serbe nuk është krijuar dhe nuk funksionon për ta ndihmuar Kosovën e rrjedhimisht komunitetin serb në Kosovë, por për të shkaktuar dëme sa më të mëdha deri edhe në dështim të Kosovës, prandaj nuk presim diçka të mirë nga ta. Faji totalisht bie mbi partitë shqiptare në koalicionin qeverisës që i kanë dhënë kaq shumë hapësirë kësaj liste”, është shprehur ai.

Lekaj ka thënë se do të bëjnë të pamundurën që të pamundësjnë ratifikimin e demarkacionit.

“E drejta dhe e vërteta është në anën e popullit. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës do të ruhen nga populli, ne do të jemi përkrah tyre që ta pa mundësojmë materializimin e këtyre temave të dëmshme për vendin, do të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë që koalicioni të mos ia arrijnë qëllimit  në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Edhe Bilall Sherifi nga partia Opozitare NISMA në një prononcim dhënë portalit Arbresh.info kishte thënë se nuk janë votat e Listës Serbe ato që po e pamundësojnë ratifikim e Demarkacionit.

“Tani më janë votat e deputetëve të mazhorancës PDK-LDK plus deputetët e Opozitës që kanë pamundësuar dhe do ta pamundësojnë që ky version i demarkacionit të kalojë në Kuvend. Ndërsa Lista Serbe mund të vijë në Kuvend, ata gjithmonë do të jenë të gatshëm të votojnë të gjitha vendimet e dëmshme për Kosovën për këtë nuk kam asnjë dilemë, por jeni të bindur se demarkacioni si kauzë popullore, në nivel shtetëror në masë të madhe mbi 80% e qytetarëve, Opozita dhe deputetëve nga mazhoranca do ta pamundësojnë kalimin e tij”, kishte theksuar ai./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme