Hoti: Të rinjtë ta kenë një kod buxhetor që ta përdorin për rritjen e aktivitetit kulturor, arsimor e ekonomik

13:49 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetarja e Rinisë së AAK-së, Diellza Hoti është shprehur se, kur AAK të jetë në Qeveri do të mundësojë që rinia e Kosovës të kenë një kod të veçantë buxhetor nga buxheti i shtetit, i cili do të përdoret për rritjen e aktivitetit kulturor, arsimor e ekonomik të të rinjve në mbarë Kosovën.

Ajo ka thënë se të rinjtë si përqindje më e madhe e shoqërisë në Kosovë kanë nevojë të mbështeten në hapat e parë të ndërtimit të së ardhmes së tyre të shëndoshë.

Postimi i plotë:
Kur AAK të marrë pushtetin, do të mundësojë që nga buxheti shtetëror, që tubohet nga djersa e prindërve, familjarëve e pse jo edhe nga vetë gjenerata e jonë e re, të ndajë kod të veçantë buxhetor i cili do të përdoret për rritjen e aktivitetit kulturor, arsimor e ekonomik të të rinjëve në mbarë Kosovën. Të rinjtë si përqindje më e madhe e shoqërisë në Kosovë kanë nevojë të mbështeten në hapat e parë të ndërtimit të së ardhmes së tyre të shëndoshë, prandaj është e nevojshme që këtë shansë të t’ua japë shteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme