Juventusi është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Rafinha Alcantara.
Rafinha është zhvilluar në akademinë ‘La Masia’ së bashku me vëllain e tij – Thiagon, i cili tani është duke luajtur në Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.
Forma e tij impresive te gjiganti spanjoll i ka siguruar një pozitë në linjën startuese te skuadra e Luis Enriques. Rafinha ka kontribuuar direkt në tetë gola këtë edicion në La Liga pas gjashtë golave dhe dy asistimeve.
‘Calciomercato’ raporton se kampioni në Serie A është i interesuar për të siguruar shërbimet e Rafinhas në merkaton verore.
Gazeta italiane thekson se kontrata e tij skadon në vitin 2020./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...