“Samsung” do të riparojë Note 7 dhe do ta shesë si model tjetër

12:53 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Kompania “Samsung” befasisht ka bërë të ditur se Note 7, “telefonat që vetëndizen”, do të riciklohen dhe si pajisje të riparuara përsëri do të hedhen në treg.

Gjiganti jugkorean planifikon që të shpëtojë pjesët e Note 7 të kthyer, siç janë kamerat dhe pjesët e metalit, prej të cilave do të krijohen pajisjet e reja, transmeton KosovaPress.

Pohime të pakonfirmuara thonë se “Samsung” në njësitë e riparuara do të kenë bateri më të vogla, të cilat do të jenë më të sigurta se sa të kaluarit.

Note 7 ishte tërhequr nga tregu, pasi një përqindje e telefonave ishin shkatërruar për shkak të vetëndezjes si rezultat i baterisë së dobët të dizajnuar. Shumica e Note 7 nuk kanë pasur probleme me baterinë, por kompania i tërhoqi nga tregu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme