Google ADS

Pacolli: Së shpejti kosovarët drejt Malit të Zi pa paguar policat kufitare

12:44 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Kryesuesi i delegacionit për Kartonin e Gjelbër Rrahim Pacolli është takuar me përfaqësues të Byrosë Nacionale të Sigurimit të Malit të Zi, Nebojsa Scekic dhe Boris Saban, i shoqëruar me Drejtorin e BKS-së, Blerim Pushkolli.

Pacolli ka bërë të ditur se qëllimi i këtij takimi ishte arritja e Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes dy shteteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy shteteve, shkruan portali arbresh.info.

Ata kanë rënë dakord për një takim të dytë me datën 28 prill të këtij viti.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të Rrahim Pacollit

Te nderuar qytetar,

Ju bejme me dije se, sot u takuam me perfaqesues te Byrose Nacionale te Sigurimit te Malit te Zi, homologun z.Nebojsa Scekic dhe Boris Saban, se bashku me Drejtorin e BKS-se z.Pushkolli.
Qellimi ketij takimi ishte te arrihet Marreveshja e Mirekuptimit ndaj dy shteteve, ne menyre te behet levizja e lire e qytetareve te Kosoves dhe Malit te Zi, pa pasur nevoje te behet pagesa shtese e polices kufitare.
U dakorduam, qe me date 28 Prill 2017, te mbahet takimi i radhes dhe presim vullnetin e mire nga ana e tyre deri tek nenshkrimi i kesaj marreveshje.
Njekohesisht, kerkojme perkrahjen e Qeverise Malazeze qe kjo ceshtje te mbyllet ne interesin me te mire per dyja shtetet po ne daten e lartecekur.RrP./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme