Inspektorati Policor i Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 20:00 nga policia kufitare në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është ndaluar vetura Opel Astra (me targa të Kosovës) e cila drejtohej nga një zyrtar policor dhe brenda kishte edhe një bashkë-udhëtar, zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët e policisë kufitare të Vërmicës janë gjetur një armë automatike AK-47 me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit TT me tetë fishek të kalibrit 7.62”, thuhet në komunikatë.
Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, policia kufitare kanë njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Hetuesit kanë kontaktuar me prokurorin kompetent i cili ka urdhëruar konfiskimin e armëve dhe me vendim të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Si pjesë e procedurës administrative ndaj zyrtarit policor është marrë edhe masa e suspendimit nga detyra deri në përfundimin e procedurës hetimore.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...