Bale kërkon nga Reali të nënshkruaj me yllin e Premierë Ligës

13:00 | 28 Mars 2017
Arbresh Info

Gareth Bale thuhet se ka kërkuar nga Real Madridi të nënshkruaj gjatë verës me yllin e Tottenhamit, Dele Alli.

Pavarësisht të qenurit në krye të La Ligas, Real Madridi është duke menduar për përforcime gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Linja e tyre në sulm ka shfaqur shenja ngadalësimi gjatë muajve të fundit ku të dy yjet, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, kanë luftuar për qëndrueshmëri.

Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon se Bale dëshiron që reprezentuesi anglez të arrijë verën e ardhshme në ‘Santiago Bernabeu’.

Ali ka shënuar 17 gola dhe ka regjistruar tetë asistime nga 39 ndeshjet deri tani këtë sezon./arbresh.info

Dele Alli
Dele Alli

 

Të ngjashme