Besojeni ose jo, kanceri i mushkërisë – dhe jo kanceri i gjirit apo ai i mitrës – është shkaktari më i madh i vdekjeve tek gratë se çdo lloj kanceri tjetër. Një nga arsyet është se nuk ka një test diagnostikues për të zbuluar sëmundjen që në fazat e para, prandaj shumica e pacientëve (rreth 70%) diagnostikohen kur kanceri ka avancuar dhe është përhapur në trup.
Dhimbja e shpinës, e kokës, rënia në peshë dhe lodhja janë disa nga simptomat më tipike të kancerit të mushkërisë në fazat më të avancuara. Dhimbja e kockave është gjithashtu e zakonshme, sepse atje përhapet më parë kanceri i mushkërisë.
Por, ndërkohë që shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive nuk përjetojnë simptoma të dukshme në fazat e tij të para, disa njerëz mund të përjetojnë simptomën më të hershme: kollë kronike.
Duke njohur këtë simptomë shumë delikate, mund të diagnostikoni kancerin e mushkërisë që në fazat e para.
“Ka një diferencë shumë të madhe sa i përket shanseve për mbijetesë kur kanceri zbulohet në fazat e para ose të fundit”, thotë dr. Andrea McKee, drejtori i Onkologjisë tek Qendra Mjekësore e Kancerti Sophia Gordon.
Probabiliteti për mbijetesë në pesë vitet e ardhshme pasi kanceri është zbuluar në fazat e fundit është nën 10%. Nëse zbulohet që në fazat e para, ka 90% shanse trajtimi i personit të rezultojë i suksesshëm”, thotë dr. McKee.
Sigurisht, kolla është një simptomë shumë jospecifike. Dhe nëse keni kollë, nuk duhet t’ju shkojë mendja menjëherë tek kanceri.
“Nuk duhet domosdoshmërish të shqetësoheni rreth kancerit të mushkërisë në rastin kur kolla lidhet me një sëmundje virale”, thotë dr. McKee.
Por, nëse keni një kollë që vazhdon për më shumë se 3 javë, dhe nuk lidhet me asnjë virus ose infeksion bakterial, atëherë duhet të vizitoheni tek një mjek. Gjithashtu, nëse kolla shoqërohet me gjak, duhet patjetër të bëni një kontroll të imtësishëm.
Vizita tek mjeku kur nuk ndiheni mirë ju ndihmon të zbuloni çdo problem shëndetësor që në fazat e para. Kolla kronike mund të jetë simptomë edhe e refluksit acid, astmës ose efekt anësor i ndonjë ilaçi.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...