Idrizi: Lëndët po zvarriten për shkak të numrit të madh të tyre nëpër Gjykata

11:15 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi mori pjesë në prezantimin e raportit të monitorimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial për vitin 2016, lidhur me trajtimin e rasteve të korrupsionit, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Idrizi, zvarritjen e lëndëve në gjykata e arsyetoi me ngarkesën e madhe të lëndëve, sidomos në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, KGjK zotohet se do të monitoroj rastet e korrupsionit si dhe do të kërkohet nga kryetarët e gjykatave, arsyetimi për përjashtimin e publikut nga seancat  gjyqësore.

Sipas tij, KGJK do t’i marr parasysh rekomandimet e dhëna në raportin e IKD-s./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme