Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë sot prezantimin e raportit të monitorimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial për vitin 2016, lidhur me trajtimin e rasteve të korrupsionit.
Betim Musliu, nga ky Institut tha me këtë rast se gjatë vitit 2016 ka pasur aktakuza për korrupsion ndaj zyrtarëve të profilit të lartë por që shumica prej tyre janë hedhur nga prokurorët, shkruan arbresh.info.
Musliu tha se shumë lëndë po vonojnë të trajtohen duke shkuar deri në 13 vjet në njërin prej rasteve.
“Prokurorët vazhdojnë ta kenë sfidë çështjen e mbrojtjes së aktakuzës. Në 2016 kanë mbetur 462 raste të pazgjidhura të korrupsionit. Por edhe kur ka ngritje të aktakuzave nuk po ka rezultat në gjykata. Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ende është një rast i vitit 2002 i pazgjidhur. Shqetësim tjetër te prokuroritë janë rastet që denoncohen por që mbahen në fazën e grumbullimit të informatave e që lëndë të tilla vazhdojnë të mbahen me vite të tëra në prokurori”, u shpreh Musliu.
Ai ka përmendur rastin e Ukë Rugovës dhe të tjerëve që ka kaluar shumë kohë pa u shqyrtuar si dhe atë të deputetit të LDK-së, Naser Osmani.
“IKD që nga viti 2013 ka siguruara aktet prokuroriale dhe si rrjedhojë e saj, Zyra e Prokurorit Disiplinor gjate vitit 2016 ka trajtuar mbi 400 raste të hetimeve preliminiare për shkelje të ligjit nga prokurorët”, tha ai.
Çështja e sekuestrimit dhe konfiskimit sipas Musliut ka mbetur vetëm në letër dhe thuajse fare nuk po praktikohet./Arbresh.info.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...