Policia në Berlin kanë njoftuar se hajdutët kanë vjedhur një monedhë të artë e cila peshon 100 kilogramë dhe vlen miliona dollarë, njoftojnë mediet gjermane.
Monedha e artë, me peshë 100 kilogramë, e cila vlen miliona dollarë, që është në Librin Guinness të rekordeve botërore, është vjedhur nga hajnat në Muzeun “Bode”.
Monedha e artë është e trashë 3 centimetra dhe me diametër 53 centimetra, ka vlerën prej një milion dollarë, derisa vetë sasia e arit që e përbën kap vlerën 4,5 milionë dollarë.
Muzeu ka bërë të ditur se monedha e artë ishte e regjistruar në librin e rekordeve botërore për shkak të pastërtisë së arit 999,99/1000, ndërsa kanë thënë se hajdutët kanë hyrë përmes dritares rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe kanë marrë monedhën e artë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...