Vrasësi serik më i keq në Rusi ka dhënë një deklaratë tronditëse në lidhje me atë se si ishte “bashkëshort dhe baba i mirë” pasi vra 82 gra përgjatë pothuajse dy dekadave, transmeton portali arbresh.info.
Mikhail ‘Njeriu-Ujk’ Popkov, 53 vjeçar është akuzuar për vrasjen e 60 personave, duke ia shtuar edhe 22 të tjerave për të cilat është dënuar dhe po vuan dënimin e përjetshëm.
Popkov, dikur polic ka pranuar të gjitha vrasjet, duke thënë se donte të ‘pastronte’ qytetin e tij Angarsk nga ‘prostitutat dhe gratë amorale’.
Prokurorët besojnë se 82 është shifra finale e vrasësit i cili ka përdhunuar pothuajse të gjitha viktimat para se ti masakronte me thika, sëpata apo kaçavida.
Rastet datojnë nga viti 1992, pak pas rënies së Bashkimit Sovjetik deri më 2010. Viktimat më të fundit janë të moshës 17 deri në 38, sipas burimeve të forcave të rendit.
‘Kisha një jetë të dyfishtë’, u tha ai hetuesve që punon në rastin e tij.
‘Në njërën jetë isha një njeri i zakonshëm, isha në shërbim, në polici, kisha reagime pozitive në punën time. Kisha një familje. Gruaja dhe vajza më konsideronin një bashkëshort dhe baba të mirë, që korrespondonte me realitetin. Në jetën time tjetër bëja vrasje, të cilat me kujdes i fshihja nga të gjitha, duke e kuptuar se ishte shkelje e ligjit. Bashkëshortja dhe vajza ime asnjëherë nuk e kanë ditur për krimet që kam bërë madje as nuk kanë dyshuar”, tha ai.
Me ftohtësi Popkov tregon se si me mizori zgjedhte gratë që do të vriste gjatë sundimit të tij të terrorit në Irkutsk mes viteve 1992 dhe 2010.
Ai përdorte makinën e tij të policisë për të marrë disa nga viktimat, më pas i dërgonte në zona të lëna dore ku i përdhunonte dhe vriste ato./Arbresh.info
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...