Google ADS

Ronaldo, lojtari më i paguar i edicionit 2016/17

10:07 | 28 Mars 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari me të ardhurat më të mëdha në botën e futbollit gjatë edicionit 2016/17.

Pasuria e Ronaldos vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë, transmeton portali arbesh.info. Sezonin e kaluar, sulmuesi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian dhe duket se të ardhurat e tij janë duke shkuar në të njëjtin nivel si suksesi.

‘France Football’ raporton se Ronaldo do të siguroj 75.7 milionë funta gjatë këtij edicioni, më shumë se çdo lojtarë tjetër në botë. Në vendin e dytë qëndron rivali i tij, Lionel Messi, i cili do të fitoj 66.1 milionë.

Pas dy superyjeve vijnë futbollistët e tjerë si Gareth Bale dhe Neymar. Reprezentuesi uellisan i “Los Blancos” do të fitoj 48 milionë funta, ndërsa braziliani do të fitoj 35.4 milionë./arbresh.info

Ndryshe, Cristiano Ronaldo fiton:

75.7 milionë funta në vit

6.3 milionë funta në muaj

1.5 milionë funta në javë

8.641 funta në orë

144 funta në minutë

Të ngjashme