Nikolla Gruevski nuk është i ftuar në Malta

09:29 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Nikolla Gruevski nuk është në listën zyrtare e të ftuarve të rëndësishëm në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane që do të mbahet në Maltë.

Gruevski që sot fluturoi për në Turqi, pasi u kap nga kamerat në aeroport, reagoi përmes partisë se është duke realizuar vizitë pune në Maltë së bashku me një delegacion të partisë që do të merr pjesë në Partinë Popullore Evropiane, shkruan A1on. .

Megjithatë, Kongresi i Maltës fillon pas dy ditëve, më 29 dhe 30 mars, dhe në listën e të ftuarve në Kongresin e Partisë Popullore është vetëm kryeministri Emil Dimitriev.

1-95

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme