Ndihmës sekretari amerikan Hoyt Yee sot viziton Kosovën

09:06 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Zëvendës Ndihmës Sekretari për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Ai gjatë ditës do të takohet me dy personalitete politike të vendit për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Nga ora 13 Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Yee do të zhvilloj një takim me kryeparlamentarin, Kadri Veseli në kabinetin e kryetarit, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Kurse më vonë vazhdon takimin me ministren për Dialog, Edita Tahiri në objektin e ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme