Google ADS

“Çimkat” 800 mijë euro po bëjnë kërdinë me përgjime në Shqipëri

01:22 | 28 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kapja e një pajisjeje elektronike tek një shtetas izraelit, e cila dyshohet se është përdorur për përgjime ka vendosur në alarm autoritetet e sigurisë si edhe politikën në vend.

I fituar në studion e emisionit “Opinion” në News 24, gazetari Artan Hoxha tha se në territorin e vendit ndodhën dy pajisje përgjuese.

“Përgjimet përdoren nga forcat politike nga kundërshtarë politik. Pajisjet kanë hyrë në Shqipëri. Përse nuk kanë kapur nga autoritetet, kjo është tjetër gjë. Duhen gjetur pajisjet që ndodhen në territorin e vendit. Janë minimalisht dy pajisje të tilla që përdorën në territorin shqiptar.

Në njërin nga telefonat që më kanë bllokuar, janë pamje të dy makinave me targa gjermane, që kanë të instaluar një pajisje brenda dhe janë të filmuara në sheshin e stadiumit Qemal Stafa dhe drejtimi i makinave ka qenë drejt hotelit “Sheraton” aty ku zhvillohen takime të rendësishme.

I kam të filmuara aty. Se kush i kishte dhe për çfarë i përdorte kjo është tjetër gjë”., – tha Hoxha duke shtuar se shtetasi izraelit ndodhet në Shqipëri për të tretën herë.

“Shtetasi izraelit tregon që ka qenë këtu për të tretën herë. Nëse ai do të kishte interceptuar pajisje përgjimi të autoriteteve legale shqiptare atëherë agjencitë tona do ta nuhasnin që pajisja përgjuese nuk po jepte sinjal.

Kjo ska ndodhur asnjëherë. Kjo do të thotë që ai nuk ka ardhur për të mbrojtur dikë nga autoritetet ligjore, por për të mbrojutur nga bota politike apo klane të fuqishme në mënyrë që personat që e kanë kontraktuar të vazhdojnë jetën normalisht.

Biznesmeni që e ka kontaktuar është z.Tom Doshi pasi dyshon se në automjetet, me të cilat ai qarkullon dyshon se i kanë vendosur përgjues. Për të qenë i sigurt nëse ato ambiente janë të pastra nga pajisjet e përgjimit, ai ka thirrur ekspertin izraelit”., – vijoi Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme