Që 13 vite ky njeri jeton në ‘ferr’, shkak mjeksia tradicionale

00:52 | 28 Mars 2017
Trina Galanxhi

Ky burrë nga Kina ka zbuluar se që 13 vite vazhdon të jetojë në ferr për shkak të një tumori të madh në qafën e tij.

Pas një lëndimi në vendin e punë, Wang Zhixiang, ishte drejtuar për një trajtim tradicional me shpresën për të kuruar dhimbjen, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, sipas tij, asgjë nuk ka shkuar si duhet, pasi trajtimi tradicional ka shkaktuar një reagim të pazakontë.

3eab67f400000578-0-image-m-24_1490605510324

Që nga ai moment qafa e tij ka marrë përmasa të madhe, duke e bërë të pamundur vazhdimin  e jetës normale.

55-vjeçari tani është duke kërkuar ndihmë nga tjerët, pasi nuk është në gjendje të përballojë trajtimin e sëmundjes.

Mjekët kanë thënë se operacioni për trajtimin mund të kushtojë rreth 10 mijë dollarë.

Ata janë përpjekur të trajtonë atë edhe me hormonoterapi, praktikë e cila përdoret më për trajtimin e hormoneve, por që në disa pjesë të botës përdoret edhe për të trajtuar kancerin.

Ai vazhdon të jetojë në kushte të rënda shëndetësore, ndërsa shpreson që një ditë do t’i dalë në ndihmë dikush./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme