Në Big Brother tashmë kemi një histori të re dashurie. Menjëherë sapo u fut në shtëpinë e vajzave, Ervini duket se e kishte ndarë mendjen dhe i shkon menjëherë pranë Sidritës.
Armela e ngacmon Ervinin, duke i thënë se e ka mendjen vetëm te Sidrita, ndërsa shton se i bëhet qejfi se e ka shoqe. “Nuk bëhem xheloze, por nuk qenkan të gjithë kaq të guximshëm sa ty”, i thotë Armela Ervinit.
Sidrita vihet pak në siklet nga prania e Ervinit, i cili fillimisht i jep një puthje në ballë dhe më pas nuk vonon shumë dhe vjen edhe një puthje në buzë mes të dyve.
Tashmë, Ervini dhe Sidrita e kanë ndarë mendjen për një lidhje të mundshme, por pritet si do të votojë publiku deri të shtunën, nëse ata të dy do të jene çifti i ri në Big Brother.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...