Google ADS

Strakosha merr një lajm shumë të keq nga Lazio

22:44 | 27 Mars 2017
Arbresh.info

‘Gardiani’ i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka marrë një lajm shumë të keq ditën e sotme, raporton Arbresh.info nga mediat italiane.

Lazio është gati që ta transferojë portierin e talentuar të Genoas, Mattia Perin.

Mediat në Apenine shkruajnë se lacialët janë gati që të ofrojnë plot 15 milionë euro për ti siguruar shërbimet e tij.

Me ardhjen e tij, Strakosha me gjasë do të humbas vendin e titullarit te skuadra nga kryeqyteti italian. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme