Komisioni për Punë të Brendshme, i cili gjatë ditës së sotme ka vizituar stacionin policor në Zubin Potok, në foton që kanë realizuar, shihet që në Zubin Potok, Policia e Kosovës ende njihet si Shërbimi Policor i Kosovës, emërtim të cilin Policia e Kosovës e kishte shumë vite më parë.
KosovaPress nuk ka munduar të mësojë, nëse ky emërtim është pasi komunat serbe dhe institucionet tjera në veri të vendit, vazhdojnë të mos i njohin institucionet e Kosovës me emërtimet e Republikës së Kosovës, apo është lënë për shkak të neglizhencës së Policisë.
Emërtimi i Policisë së Kosovës, si Shërbimi Policor i Kosovës ishte kur ky institucion i sigurisë është themeluar në vitin 1999 nga institucionet e vendit dhe UNMIK-u.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...