Fiks Fare denoncoi sot veprimet e zyrës së gjendjes civile të Vlorës, të cilët kanë hedhur gabim në sistem gjeneralitetet e një 15-vjeçari, duke e kthyer nga djalë në vajzë.
Fiks Fare tregoi sot sesi ndryshoi gjinia e 15-vjeçarit hap pas hapi.
Problemin e ngriti mamaja e djalit, zonja Vjollca Kanaj, e cila tregoi gabimin që i është bërë në certifikatën personale të të birit nga Zyrën e Gjendjes Civile të Vlorës, të cilët e kanë shënuar me emër femre, nga Luçjano në Luçjana.
Duket e çuditshme të ketë ndodhur një gjë e tillë, por në Gjendjen Civile nr.5 të Vlorës, punonjësja tha se është bërë një gabim njerëzor kur është hedhur emri në sistem, por ajo nuk mund ta rregulloj këtë gjë dhe na drejton për Arkivën e Gjendjeve Civile të Qarkut.
Për t’u siguruar plotësisht se nuk kemi të bëjmë me një “shaka apo gabim” gazetari i Fiks Fare shkoi me fëmijën pranë një mjeke pediatre në lagjen ku ai banonte, e cila na vërtetoi se fëmija i përkiste seksit mashkull. Pavarësisht se gëzimi i familjarëve ishte i madh se fëmija doli i seksit mashkull, emrin në certifikatë nuk e ndryshon dot.
Pranë Zyrës së Gjendjes Civile të Qarkut, Fiks Fare mori një certifikatë (nga akti i lindjes), por këtu ndodhi çudia tjetër: fëmija jo vetem që quhet Luçjana, por tashmë ishte dhe e seksit femër.
I vetmi burim që mund të na siguronte 100 përqind se fëmija ishte e seksit mashkull, ishte që të merrnim Certifikatën e Asistencës së Lindjes D-1 nga materiniteti i Vlorës. Ky dokument tregoi se zonja Vjollca, në datën 22.11.2002 ka lindur fëmijë të seksit mashkull.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjeve Civile, në sektorin juridik pranuan se vërtet ka patur një gabim në hedhjen e të dhënave në regjistra, por dhe prindërit kanë patur gabim kur kanë firmosur në aktin e lindjes për gjeneralitetet e fëmijës.
Për të zgjidhur këtë problem, specialistja në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile i adreson prinderit në gjykatë dhe për një korrigjim të vogël një qytetari i shkojnë shpenzimet jo më pak se 60.000 lekët të rinj. Absurditet por e vërtetë.
Por pas shumë kërkimeve në ligj, drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjeve Civile gjetën se disa nene të ligjit Nr.10129, datë 11.05.2009 janë shfuqizuar dhe në këtë mënyrë vetëm duke aplikuar pranë Gjendjes Civile të qytetit dhe me disa dokumenta plotësuese, ky ngërç mund të rregullohet fare lehtë.
E deri sa të rregullohet e të korrrigjohen regjistrat Luçjana do të presë të bëhet Luçjano.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...