Google ADS

Publikohet video e planifikimit të hakmarrjes nga Murat Jashari

20:16 | 27 Mars 2017
Arbresh.info

Janë siguruar video ekskluzive e ku shihet Lëvizja për Ribashkim Kombëtar e udhëhequr nga Murat Jashari duke koordinuar aktivitetet e tyre për bashkim kombëtar dhe ndëshkimin e tradhtarëve politikë të popullit.

Atentatori i Azem Vllasit, Murat Jashari, i cili ishte personi kryesor i “Syrit të Popullit”, organizatës që kishte planifikuar të merrej me vrasje politike, del se ka qenë i vetëdijshëm për aktivitetin e tij ilegal.

Në një video të siguruar nga Tribuna Channel, Murat Jashari dëgjohet duke folur sikur tërë fati i popullit shqiptar të ishte në dorën e tij.

“Janë pjek kushtet, që Kosova të ribashkohet me mëmën Shqipëri. Kurse trojet shqiptare do t’i lëmë natyrshëm të zhvillohen”, ka thënë Jashari në këtë video

Për Lëvizjen për Ribashkim Kombëtar (LPRK), të cilës edhe i përkiste, Murat Jashari dëgjohet duke thënë se sa më shpejt që mbahet Kuvendi Zgjedhor i saj, aq më mirë është.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme