Google ADS

Kërkohet ndarja e hapësirës për Memorialin Përkujtimor për studentët e rënë

18:43 | 27 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa sot ka dorëzuar kërkesën te kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetit duke kërkuar ndarjen e një hapësire brenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës, për vendosjen e Memorialit Përkujtimor për studentët e rënë dëshmorë për lirinë e vendit.

“Sot kërkesën ia adresuam kryetarit të Kuvendit Komunal në Prishtinë, z. Shpend Ahmetit, për ta ndarë një hapësirë brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për vendosjen e Memorialit Përkujtimor të studentëve të rënë për lirinë e Kosovës. Pasi ditë më parë iu adresuam edhe Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, për të mbështetur këtë iniciativë, ngase Rektorati i Universitetit të Prishtinës nuk kishte shqyrtuar asnjëherë kërkesat e tilla nga studentët. Andaj, duke pasur parasysh se kjo çështje është neglizhuar për 18 vite, ne kemi marr seriozisht këtë iniciativë dhe presim përgjigje pozitive si nga Presidenti Thaçi ashtu edhe nga Kryetari Ahmeti për vendosjen e këtij Memoriali”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme