Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë çdo mundësi që të shkojnë në Kuvend në një pako të përbashkët projektligji për FSK-në, demarkacioni dhe asociacioni. Zyrtarë të qeverisë i kanë thënë Radio Kosovës se ekzekutivi nuk ka diskutuar asnjëherë për to. Ndërkohë, opozita ka kundërshtuar çdo mundësi të përfshirjes së projektligjit për FSK-në në një pako me asociacionin dhe demarkacionin.
Paralajmërimet se projektligji për ndryshimin e misionit dhe kompetencave të FSK-së, mund të shkojë për votim si “pako”, duke përfshirë edhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, janë hedhur poshtë edhe nga zyrtarë të qeverisë. Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se për çështje të tilla nuk është diskutuar asnjëherë në qeveri.
“Deri më tash qeveria nuk i ka ndërlidh dhe nuk sheh asnjë ndërlidhje mes këtyre çështjeve. Se çka do të ndodhë në të ardhmen unë nuk mund të flas, megjithatë unë them se këto janë çështje të cilat deri më tani asnjëherë nuk janë ndërlidh njëra me tjetrën.”
Mundësinë e votimit në një pako të tri çështjeve më të përfolura në Kosovë e ka kundërshtuar edhe opozita. Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se këto projekte janë të ndara, dhe sipas Rregullores së Punës së Kuvendit deputeti nuk mund të votojë në të njëjtën kohë për tri tema të ndryshme.
Ndërsa, Teuta Haxhiu, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar se nëse qeveria i sjell në kuvend si pako, atëherë do të përdoret çdo formë për ta kundërshtuar një gjë të tillë.
“Asnjëherë nuk do të diskutojmë dhe nuk do të lejojmë që këto projektligje të vijnë në paketë. Nuk ka më paketa. Këta liderë le të punojnë njëherë në interes të këtij vendi dhe ushtria nuk guxon të hyjë në paketë në asnjërën nga dy marrëveshjet të diskutuara dhe të dëmshme për vendin.”
Përderisa demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ka ndarë pozitë dhe opozitë, themelimi i ushtrisë së Kosovës i ka bashkuar njëzëri të gjitha subjektet politike. Mirëpo, paralajmërimi që këto tri çështje të hyjnë për votim në një pako të përbashkët, po kundërshtohet ashpër nga opozita.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të