Ministria e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq tha sot se nuk do të ketë asnjë arsye që Gjykata franceze e Kolmarit të refuzoj kërkesën e Serbisë për ekstradimit të Ramush Haradinajt, pas paraqitje së të gjitha dokumentacionit të kërkuar, dhe kërkesës për t’ju përgjigjur pyetjeve shtesë, shkruan Tanjug.
Kuburoviq ka thënë sot se Gjykata franceze nuk ka arsyeje të refuzoj kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt.
Ministrja e Drejtësis ka thënë se dokumentet e kërkuar janë dërguar para tri ditësh dhe ka sqaruar se ka pasur pyetje cili Ligj penal ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave të cilat Serbia ia vë në barrë Haradinajt .
Kuburoviq ka theksuar se Serbia ka dërguar ekstrakte nga të gjitha dispozitat e Kodit penal që kanë qenë në fuqi deri në vitin1999.
Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë më 4 janar me fletë arrest të Serbisë e cila po kërkon ekstradimin e tij.
Haradinaj para Gjykatës së Colmarit pritet të dalë më 6 prill.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...