Shyqri Bytyqi sekretar për ekonomi dhe financa i përtisë opozitare NISMA në një konferencë për medie ka komentuar veprimet e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ku njëherit ka thënë se ‘Fillimi i Ri’ të cilin Veseli e prezantoi në Konventen e PDK-së është mashtrim i ri.
“Kadri Veseli përpara se të filloj me ‘Fillimin e Ri’ duhet të përgjigjet për ‘Misionin e ri’. Kemi shumë pyetje për Kadri Veseli. Ku janë premtimet që i dhanë gjatë fushatës. Ku është shëndetësia moderne, arsimi cilësor pasi kemi dal në vendin e fundit tek testi PISA, ku janë vendet e punës, ku është zhvillimi i bujqësisë, ende importohen produkte. Keni premtuar 24 orë rrymë ku mbetën, keni thënë që do ta luftoni krimin dhe korrupsionin, çka u bë me Trepçën, ku mbet liberalizimi i vizave, pse nuk kemi investim ekonomik, ku mbet fondi i investimeve prej 2 miliard eurosh që u premtua”, ka thënë ai, shkruan Arbresh.info.
Sipas Bytyqit, Veseli po i mashtron qytetarët.
“Fillimi i ri është dështim i Misionit të ri, mashtrim për qytetarët. Asgjë nuk kanë bërë dhe as nuk do të bëjën vetëm po mashtrojnë qytetarët”, shtoi ai./Arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...