A është duke ndodhur lufta e tretë botërore?!

14:45 | 27 Mars 2017
Arbresh.info

Vetëm vitin e kaluar kanë vdekur 54 milionë njerëz në luftë, dhe me gjithë zhvillimit parcial në zvogëlimin e varfërisë, ende prej 7.3 miliardë njerëzve një miliard janë në mënyrë permanente të ekspozuar urisë.

Këshilltari i Këshillit për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara Jean Ziegler, ka vlerësuar, në intervistën dhënë gazetës vjeneze “Kurir”, se Lufta e tretë botërore është duke ndodhur.

Ai ka theksuar se vitin e kaluar 54 milionë njerëz janë vrarë në luftë, kanë vdekur nga uria, uji i kontaminuar apo nga sëmundjet të cilat moti janë mundur. Ai thotë se jemi duke jetuar nën diktaturën botërore të kapitalit financiar global.

32b262048b44467db64c3d60d1d6ff60_18

“Oligarkët e 500 koncerneve më të mëdha kontrollon 52.8 për qind të bruto prodhimit botëror. Këtë fuqi nuk e ka asnjë mbret, perandor apo Papa. Koncernet nuk janë nën kontrollin shtetëror dhe e përcjellin vetëm një strategji – maksimizimin e profitit. E sot në SHBA miliarderët janë në mënyrë direke në qeveri”, ka thënë Ziegler, përcjell gazetametro.

Ai ka thënë se me gjithë zhvillimit parcial në zvogëlimi e varfërisë, ende prej 7.3 miliardë njerëzve një miliard janë në mënyrë permanente të ekspozuar urisë, që është pasojë e, siç ka thënë, “kanibalizmit të rendit botëror”.

leider-oppositie-syrie-bezoekt-voorsteden-aleppo

Kur është fjala për Donald Trump’in dhe paralajmërimet e tij për zvogëlimin e pjesëmarrjes së SHBA në organizatat ndërkombëtare, Ziegler ka paralajmëruar se SHBA’të janë kontribuues më të mëdhenj të KB, me 26 për qind të buxhetit të gjithëmbarshëm, gjegjësisht ata marrin pjesë në misionet paqësore duke siguruar 60 për qind të mjeteve.

AppleMark
AppleMark

“Nëse Trump e zvogëlon pjesëmarrjen financiare, KB do të jenë të paralizuara”, ka thënë ai.

Njëkohësisht ka shprehur besimin se Trump nuk do të jetë katër vjet në vendin e presidentit të SHBA, duke vlerësuar se do të pasoj, ose problemi psikiatrik ose presioni do të jetë aq i madh saqë ai nuk do të mund të qeverisë më.

Dorëzimi i dorëheqjes, por edhe votimi për mosbesim janë variantet e mundura, konsideron Ziegler.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme