Një djalë i ri shqiptar, është therur me thikë në Suedi. Viktima është 18- vjeçari nga Peja, Suad Hajron Shkreli, i cili jetonte në Suedi dhe studionte për mjekësi.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Stockoholm, ku Suadi teksa ndodhej me disa shokë të tij, është sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët qëlluan atë dhe dy shokët e tij disa herë me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra, 18- vjeçari i cili ishte djalë i vetëm, gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që dy shokët e tij ndodhen në gjendje të rëndë.
Gjithë ngjarja ndodhi disa metra pranë banesës së të riut, i cili jetonte me familjen në Suedi që nga koha e luftës në Kosovë. Dyshohet se Shkreli ka ndërhyrë për të mbrojtur shokët e tij, por humbi jetën.
Bazuar nga hetimet e policisë dyshohet se njëri prej autorëve ka thirrur “Allahu Ekber”, para se të kryente sulmin.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...