Është publikuar raporti i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë mbi gjykimet për krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë në vitin 2016 “Koha kalon, drejtësia për Krimet e Luftës zbehet”.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se është tejet evidente që Kosova ka infrastrukturën për të bërë gjykimin e krimeve por që mbetet ende shumë për të bërë.
Ajo tha se deri në zhdukjen e këtyre krimeve nuk duhet të jemi të qetë. Sa i përket krimeve të luftës, Hoxha shtoi se është e dhimbshme që edhe pas 18 viteve, të gjithë familjarët nuk e dinë të vërtetet.
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se të flasësh për luftën nuk është e lehtë, pasi kjo luftë e la Kosovën me mbi 12 mijë të vrarë dhe mbi 6 mijë të zhdukur.
“Ne jemi dëshmitarë që familjarët e këtyre kërkojnë drejtësi. Njerëzit nuk e kanë të lehtë të harrojnë se çfarë iu ka ndodhur familjarëve të tyre. Pajtimi dhe zgjidhja e konfliktit nuk është e lehte. Gjeneratat e reja e meritojnë të rriten me të ardhmen dhe jo me urrejen. Askush nuk mund të ndryshoj të kaluarën, por duhet të gjejmë të vërtetën. Drejtësia duhet të jetë e paanshme”, tha ai.
Shefja e divizionit ekzekutiv të EULEX në Kosovë, Katja Dominik, tha se kërkimi i të vërtetës dhe pajtimit është gjithmonë i vështirë, e sidomos një vend që ka përjetuar dhunë.
Ajo bëri të ditur se EULEX ka gjykuar 38 krime të luftës, por që tha se proceset kanë zgjatur.
Ndërsa, Anka Kurteshi-Hajdari, koordinatore e projektit, bëri prezantimin e raportit vjetor: “Koha kalon, Drejtësia për Krime Lufte zbehet”, ku tha se viti 2016, nuk sjellë shumë optimizëm që drejtësia do të vihet në vend dhe se do të përmbushe pritjet e viktimave, respektivisht familjarëve të tyre.
Ajo bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë pasur katër gjykime për krime lufte në shkallën e parë, si dhe katër gjykime të tilla në shkallën e dytë, pranë Gjykatës së Apelit.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...