Ish-kryeministri Boyko Borisov, shpall fitoren e partisë së tij GERB pas zhvillimit të dielën të zgjedhjeve parlamentare.
“Disa muaj më parë, ne vepruam moralisht dhe dhamë dorëheqjen. Tani e vlerësojmë këtë mbështetje dhe përfundimi tregon kategorikisht se ne duhet të udhëheqim qeverinë”, deklaroi Borisov para gazetarëve në Sofie.
Sipas sondazheve të zhvilluara nga shumë agjenci në qendrat e votimeve, GERB ka marrë më shumë se 32 për qind të votave.
Liderja e Partisë Socialiste (BSP), Korneliya Ninova pranoi humbjen, por tha se partia e saj do të përpiqet të krijojë një qeveri koalicioni nëse GERB-ja dështon të arrijë një maxhorancë në parlament.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...