Në muajin prill pritet që parku Arkeologjik i Apolonisë të hapet për qytetarët pas restaurimit të thellë që iu nënshtrua.
Lajmin e ka bërë të ditur këtë mëngjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku përmes një fotoje të postuar në ‘Facebook’ ka zbuluar edhe shumë detaje të reja në lidhje me restaurimin që i është bërë.
Statusi i plotë:
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.
Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.
Parku Arkeologjik i Apolonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse”.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?