Nëse keni luajtur bixhoz ndonjëherë, mund të keni vënë re se një humbje e ngushtë ju bën të doni ta vazhdoni lojën.
Ky është vetëm një shembull nga keqinterpretimi i fitimit, të cilin njerëzit shpesh e bëjnë në kazino. Një tjetër: nëse e zeza hidhet pesë herë rresht, e kuqja duhet të “dalë” – apo jo? Gabim.
Ata kanë zbuluar se njerëzit tek të cilët insula – zona e trurit që luan një rol kyç në emocione – ishte e dëmtuar, nuk joshen të vazhdojnë lojën pas humbjeve të ngushta ose pas një vargut të fatit të kuq ose të zi.
Të gjitha grupet e tjera të pjesëmarrësve – duke përfshirë edhe pacientët me dëmtime në pjesët e tjera të trurit, si dhe pjesëmarrësit e shëndoshë – ishin joshur.
“Bazuar në këto rezultate, ne besojmë se insula mund të jetë hiperaktive tek kumarxhinjtë problematikë, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj këtyre gabimeve të të menduarit”, tha dr. Luke Clark nga Universiteti i Cambridge, studiuesi kryesor i studimit të publikuar në PNAS.
“Trajtimet e ardhshme për varësinë nga bixhozi mund të kërkojnë ta reduktojnë këtë hiperaktivitet, ose përmes ilaçeve ose me teknika psikologjike si terapia e ndërgjegjshmërisë”.
Hulumtimet e tjera kanë treguar se kumarxhinjtë problematikë janë të prirë për këto keqinterpretime të njohura si “falsitete të kumarxhinjve.”
Bixhozçinjtë problematikë përbëjnë rreth 2.3 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara.
Bixhozi problematik tani është klasifikuar si një varësi e sjelljes nga Shoqata Psikiatrike Amerikane.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...